E thyejnë dhe më pas marrin lekët, grabitet bankomati në Vlorë

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e para mësohet se bankomati është thyer me sende të forta dhe më pas autorët, numri i të cilëve nuk dihet kanë marrë paratë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe përllogaritjen e parave të grabitura, shuma e të cilave dyshohet të jetë e konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?