E tmerrshme,21 vjeçari vritet se vonoi picën si kamarier

 

E tmerrshme. Sipas të dhënave nga policia e këtij qyteti një 21­vjeçar nga Korça u qëllua disa herë me thikë në picerinë ku punonte, dhe për pasojë gjeti vdekjen pasi u dërgua në spital. Viktima është Gentian Bajraktari vetëm 21­vjeçar. Sipas policisë ai kishte patur një konflikt një natë më parë me një klient, i cili është edhe autori i vrasjes. Ai është identifikuar si Dorian Kristo. Ky i fundit është konfliktuar me viktimën një natë më parë, pasi kishte porositur një picë dhe porosia ishte vonuar. Pas konfliktit verbal, Dorian Kristo, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij 21 vjeçar, M. Kristo kanë shkuar ditën e sotme të piceria ku punonte Gentian Bajraktari dhe pasi e kanë nxjerrë jashtë janë konfliktuar me të. Dorian Kristo e ka qëlluar disa herë me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, bashkë me armën e krimit. Policia ka mundur ta arrestojë vetëm pas pak minutash. 

SHKARKO APP