E torturuan derisa vdiq, pezullohen 12 gardianët ku vuante dënimin shqiptari Ilia Kareli
Të gjithëve iu kujtohet shqitari Ilia Kareli i cili ndërroi jetë në qelinë e burrgut Nigrita të Greqisë. Ai u gjet i vdekur në qelinë e vet në 25 mars të vitit 2014.
Në fillim vdekja e tij u raportua si vdekje për shkaqe natyrale, por shqiptarin e kishin torturuar gardianët e burgut grek, ku ai vuante edhe dënimin. Ditën e sotme Minsitria e Drejtësisë Greke ka vendosur shkarkimin e 12 gardianëve që torturuan deri në vdekje shqiptarin Kareli.
Shqiptari ishte dënuar me 20 vjet e 9 muaj burg për tentativë vrasje, grabitje, trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend.
Kareli kishte kryer më shumë se 3/5 e dënimit dhe kishte paraqitur një kërkesë për liri me kusht, kërkesë e cila i ishte refuzuar.

KOHA JONË SONDAZH

