“E treta ditë, nuk di është gjallë apo ka vdekur”, qytetari kërkon informacion për të vëllanë te “Shefqet Ndroqi”
Familjarët e pacientëve me Covid që po marrin trajtim në spitale vijojnë të përballen me mungesë informacioni për gjendjen e tyre.
Ky zotëri tregon për Ora News se prej tre ditësh e ka sjellë të vëllanë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ende askush nuk e ka telefonuar se në çfarë gjendje është.
“E treta ditë sot. E kam sjellë në Urgjencë. Nuk kam asnjë lloj komunikimi me mjekët, as unë dhe as e shoqja. Është futur aty brenda, se është gjallë apo ka vdekur, ne nuk dimë gjë.”
Veç shqetësimeve për shëndetin e të afërmve, disa përballen edhe me mungesën e akomodimit.
Në katër spitalet Covid, të paktën javën e fundit, mesatarisht kanë qenë të lirë rreth 100 shtretër dhe me plotësimin e tyre do të lindë nevoja e hapjes së spitaleve Covid në rrethe.