E trishtë! Covid-19 i merr jetën infermieres nga Librazhdi

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër infermiereje në Shqipëri. Urdhri i Infermierit bën me dije se ka humbur jetën si pasojë e virusit, 57-vjeçarja Fatime Poci. Ajo ka punuar për shumë vite si infermiere pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd. Mësohet se Poçi prej një muaji ishte e shtruar në Sanatorium, teksa prej 2 ditësh ishte e intubuar.

Njoftimi i Urdhrit të Infermierit:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qendrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

SHKARKO APP