E trishtë, katër orë pas njëra-tjetrës nënë dhe bijë humbin jetën nga Covid-19
Covid-19 vijon që të marrë jetë në vendin tonë. Paçka luftës nga mjekët dhe stafi mjekësor, kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës, nënë e bijë nga qyteti i Librazhdit, të identifikuara si Safete Leka 93-vjeç dhe Vera Hysa 71-vjeç.
Mësohet se 93-vjeçarja jetonte në të njëjtën shtëpi me të bijën, dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Para disa ditësh, Verës iu shfaqen shenjat e para të virusit, e menjëherë i është drejtuar për kurim spitalit “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.
Fatkeqësisht gjendja e saj është përkeqësuar dhe pas tre ditësh në intubim nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se fillimisht ka ndërruar jetë mamaja e Verës, Safetja, e pas 4 orësh nuk ka mundur të mbijetojë as 71-vjeçarja.