E trishtë! Një tjetër mësues humb jetën nga koronavirusi

Një tjetër mësues ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Mësohet se është ndarë nga jeta mësuesi i një shkolle në Gramsh, Xhevit Dermyshi.

Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh, ku mes të tjerash thuhet se i ndjeri kishte një karrierë të gjatë që la gjurmë në sistemin arsimor.

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.

SHKARKO APP