E tronditur nga ngjarja, motra e Egli Progës hedh akuza të forta: Shteti donte të fshihte ngjarjen

Mes lotësh dhe e tronditur nga krimi i rëndë, e motra e Egli Progës akuzon se vëllanë e saj e kanë vrarë në bashkëpunim dhe shteti për të ka fshehur ngjarjen. Nga ana tjetër, ajo thotë se për ngjarjen nuk ka thjesht një vrasës, por askush nuk pranon të flasë për atë që ka ndodhur.

”Është vrasje në bashkëpunim, sështë vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe. Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më. Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”,-tha ajo për mediat.

Policia ka arrestuar Denis Meçen si autor të dhunës dhe 3 persona të tjerë si persona që kanë penguar zbulimin e krimit. Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në spital. Në fillim u mendua se 42 vjeçarit kishte humbur jetën pasi në gjendje të dehur është rrëzuar në rrugë, por më pas është mësuar se ai është rrahur për vdekje. Pas sherrit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua bashkë me 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e krimit. Policia e Korçës njofton se në pranga kanë rënë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç.  Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës, ndërsa fqinjët e njohin 29 vjeçarin si person problematik në zonë dhe rezulton te jete nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare,Valter Gora.

SHKARKO APP