E vërteta e hidhur që tregojnë pemët pranë lumit të Tiranës

Në botë ka nisur një fushatë për pastrimin e lumenjve, deteve e oqeaneve nga plastika. Gati gjysma e mbeturinave që ndotin ujrat tona përbëhen vetëm nga 10 lloje artikujsh plastikë me një përdorim, ku vendet e para i zënë qeset dhe ambalazhet një përdorimëshe.

Bashkimi Europian miratoi në janar të këtij viti strategjinë europiane për plastikën. Në faqen e delegacionit të BE-së në vendin tonë gjen video sensibilizuese kundër ndotjes që po shkaktojmë përditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në 13 milionë tonë plastikë përfundojnë çdo vit në mjedisin tonë, kryesisht në dete e oqeane. Këto mbetje ndikojnë negativisht në ekosistemet, biodiversitetin, madje edhe në shëndetin e njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri hyri në fuqi më 1 korrik vendimi që ndëshkon çdo biznes që prodhon, tregton apo importon qese plastike jashtë standarteve.

Në pemët anës Lumit Tirana plastika është ngjitur nëpër trungjet dhe degët dhe t’i shqisësh prej andej është, siç thonë ambientalistët, një mision i pamundur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?