E vërteta e “shfaqjes” së Durimit Bamit në fushatë?

 

Mediat dhe portalet online prej mëngjesit të sotëm kanë botuar një fotografi të kandidatit të ASHE për bashkinë e Krujës duke thënë se për të po bën fushatë edhe Durim Bami (atentatori i supozuar i Tom Doshit).

Të pyetur nga Dita, stafi i kandidatit Bushi kanë mohuar takimin duke thënë se personi që shfaqet është i vëllai i Durim Bamit.

“Në foto është Valter Bami dhe në dijeninë tonë ai është i lirë’, thuhet në reagimin e stafit të kandidastit Bushi.

Thuajse të gjitha mediat online e transmetuan këtë fotografi si fakt të padiskutueshëm se Durim Bami ka shkelur masën e gjykatës.

SHKARKO APP