E vërteta e trishtë e burrit që iu ankua Ramës se i kishte humbur gruaja

Natyrisht që filmi, ku një zotëri qahej tek kryeministri se ia kanë çuar gruan në Golem të Kavajës qarkulloi me shpejtësi, ku i pari i qeverisë mori të gjithë meritat si gaztori i mortit, shkruan Albeu.com.

Thirrja e Ramës: “Pu ça m’ka gjet’ mua! Këtij i ka ik gruja dhe ma kërkon mua!” u kthye në burim gajasjesh tek rilindasit që e duan udhëheqësin edhe bukë, edhe gjellë, pra edhe vajtojcë, edhe karagjoz.

Por, pas një kërkimi me kolegë gazetarë të Lezhës bëhet me dije që zotëria, i cili kërkonte ndihmë është me ekuilibër të brishtë mendor.

Ai ka qenë dhe ndoshta është ende në hall, sepse bashkëshortja e tij, e cila nuk është aq e mprehtë sa kryetari i qeverisë sonë i kanë thënë të hypte në një autobus, është bindur dhe ka ikur.

https://www.instagram.com/p/B5lNExUA2Cd/?igshid=1kyq41jnotps7

SHKARKO APP