E vërteta e vaksinës së Covid-19? OBSH: 6 teste aktuale që…

Kur do të dalë në treg vaksina ndaj Covid-19? Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi sot se po testohen edhe tre vaksina të tjera kundër koronavirusit. Në total, numri i vaksinave që po testohen është gjashtë.

Komuniteti botëror është përkushtuar si kurrë më parë për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19, që deri më tani ka infektuar 2.6 milionë njerëz në gjithë botën, ka vrarë 183 mijë dhe ka detyruar shtetet të izolojnë popullsinë që ka rezultuar në dëme katastrofike ekonomike. Edhe pse po punohet intensivisht për gjetjen e një kure kundër patogjenit vdekjeprurës, ekspertët thonë se mund të jetë gati për 12-18 muaj.

Tre nga vaksinat më premtuese po zhvillohen në Kinë, shteti i parë që u përball me virusin. Përveç gjashtë vaksinave që po testohen te njerëzit, OBSH identifikoi edhe 77 vaksina të tjera që janë në fazat e para të zhvillimit.

SHKARKO APP