”E vërteta gjithmonë fiton”, bashkëshortja e Aleks Nikës: SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika pas vendimit të Gjykatës së Lartë foli për mediat, ku tha se shpreson drejtësi nga SPAK. “E vërteta gjithmonë fiton”, tha ajo, teksa shtoi se Prokuroria e Posaçme është krijuar për të hetuar më të fuqishmit.

“E vërteta gjithmonë fiton, të gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe nga më i vogli spak është krijuar për të të hetuar më të fuqishmit, besoj të vazhdojë, këtë kemi pritur”, tha ajo.

Këtë të martë, Gjykata e Lartë vendosi që çështja e ”21 Janarit” t’i kalojë prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas kërkesës ë familjarëve të Aleks Nikës, një qytetarëve që mbetën të vdekur gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011 para Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?