E vetme me 2 fëmijë, Ernisa pret pa afat vendimin nga drejtësia e re
Ernisa Çeço, nënë e dy fëmijëve, e ve pasi para katër vitesh bashkëshorti ndërroi jetë nga një aksident automobilistik.
Pasi ka fituar të drejtën e dëmshpërblimit nga gjykata e shkallës së parë Ernisa ishte në pritje prej 1 viti e gjysmë nga dita në ditë që të zhvillohej seanca në apelin e Korçës. Por kjo shpresë tanimë i është venitur. E pyetur nëse e përballon dot ekonomikisht ndjekjen e procesit në Tiranë, Ernisa jep këtë përgjigje.
Edhe avokati i saj nuk di të japë një përgjigje se kur do t’i vijë radha Ernisës që të zhvilloje procesin në Tiranë, ndërsa di të thotë që në të vetmen gjykatë apeli janë në pritje mbi 30 mijë çështje nga i gjithë vendi që presin të hidhen në short dhe të caktohen datat e gjyqeve.