E vetmja deputete shqiptare në Kroaci, Lekaj: Për të ardhur në Tiranë na duhen 12 orë

Rezidentët shqiptarë në Kroaci kanë fatin që të kenë zërin e tyre edhe në Parlament. Deputetja Ermina Lekaj, është e zgjedhura e tyre, ndërsa përfaqëson dhe komunitetet e tjera.

”Parlamenti kroat është shumë me rëndësi që shqiptarët ta kenë zërin e tyre. Është shumë e vështirë në fakt që të kandidosh e të futesh aty, pasi janë 5 komunitete që zgjedhin vetëm 1 deputet. Është fitore e madhe për të gjithë ne shqiptarët. Para se unë të vija, e zgjedhura e komuniteteve ishte një boshnjak”.

Kur vjen fjala te interesi i shqiptarëve, Lekaj nuk kufizohet vetëm te parlamenti kroat. Ajo viziton shpesh Tiranën, ku nuk mungojnë diskutimet me zyrtarët vendas për çështjet e interesit, e një prej tyre është dhe korridori blu, nje prej projekteve të para të nxitura përmes procesit të Berlinit nëvendet e Ballkanit perendimor.

“Dje kemi ardhur nga Kroacia me makinë, e na janë dashur 12 orë udhëtim. Me korridorin Blu kjo rrugë do të shkurtohet ndjeshëm. E nuk i vjen në shërbim veç Kroacisë, por edhe Malit të Zi dhe Shqipërisë”. Një ndër fushat ku Lekaj mendon se Shqipëria mund të marrë më shumë prej Kroacisë është ajo e turizmit.

SHKARKO APP