E vranë bashkë me të motrën, zbulohet fotoja e një prej viktimave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë ku si pasojë e një konflikti në familje një 59 vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj.
Burime për abcnews.al, kanë siguruar foton e Zhaneta Metanit, një prej viktimave të kësaj ngjarje të rëndë.
Autori i kësaj ngjarje është Përparim Ademi 59 vjeç nga Maqedonia e Veriut, i cili ka vrarë me automatik dy motrat.
Krimi i rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur të njërës nga viktimat. Paraprakisht dyshohet se arsyet e kësaj ngjarje është një konflikt i çastit mes autorit dhe bashkëjetueses së tij, e cila i ka kërkuar ndërprerjen e bashkëjetesës.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit, i cili pas krimit është larguar nga banesa.