E vranë me 14 plumba, daja: Ku është shteti? Turp, la foshnjen 2 muajshe

Mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me një ekzekutim në Rrogozhinë. Viktima është 33-vjeçari, Klevis Kapllani i cili u vra shumë pranë shtëpisë së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, rreth 200 metra larg banesës. Daja i të ndjerit, teksa është i tronditur nga ngjarja, thotë se 33-vjeçari la pas foshnjen 2 muajshe. Ai i bën thirrje shtetit të që gjejë autorët.

Ka qenë një fshatar i zonës i cili grumbullonte qumështin e zonës që ka parë makinën me viktimën brenda dhe ka njoftuar policinë. Dyshohet se autorët, dy persona i kanë zënë pritë rreth 100 metra nga shtëpia. Banorët i kanë thënë policisë se kanë parë ditët e fundit persona të dyshintë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës. Dyshohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorët prej disa ditësh. Ata fillimisht i kanë zënë pritë duke vendosur disa shkurre për të bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ekzekutuar. Nuk dihet ora e saktë e vrasjes por mendohet të jetë ora 23:00, 24:00 kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

Autorët kishin hedhur në rrugë disa degë ferrash, si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Teksa Kapllani u afrua në një distancë prej gati 200 metra larg banesës së tij, në rrugë ka konstatuar disa degë ferrash që dy autorët i kanë hedhur për ta penguar. Sapo Kapllani ka qëndruar me qëllim largimin e ferrave nga rruga, dy personat janë shfaqur befasisht nga arra me misër që ndodhej buzë rrugës, duke qëlluar nga një distancë shumë të afërt me 14 plumba.

Policia thotë se Kapllani është goditur sapo ka qëndruar makinën, pasi frenat e dorës së mjetit tip “Fiat”, janë konstatuar të ngritura. Arma është gjetur në vendngjarje dhe është tip “Glock” dhe nga mekanizmi balistik është e rregullt për qitje. Policia thotë se kjo armë nuk ka bërë asnjë qitje, por besohet se i ka rënë në ikje e sipër njërit prej autorëve, që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë.

Pistoleta është çuar në laborator me shpresën e fiksimit të gjurmëve të gishtave. Të afërmit e viktimës dhe kushërinjtë që ndodheshin me banim në atë zonë, nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë me armë dhe kjo tregon se autorët mund të kenë përdorur një armë të pajisur me silenciator. Trupi i pajetë i Klevis Kapllanit dhe qëndroi përgjatë gjithë natës pa u vënë re nga askush.

Banorët e zonës thonë se 33-vjeçari punonte në bujqësi me familjen dhe nuk ishte problematik. “Duke punuar gjithë verën me shalqin, me zetorë, djalë punëtor, nuk e njohim për njeri shumë të mirë. Shumë i mirë, punonte në punë të vetë, hesap të vetë. Keq na vjen”,- shprehen ata. Klevis Kapllani ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2-muajsh.

SHKARKO APP