E vrau burri me thikën e kuzhinës, kjo është shqiptarja fatkeqe
Elca Tereziu eshte shqiptarja qe shihni ne foton me poshte e cila mbeti e vrare me thike nga bashkeshorti i saj diten e diele, ngjarje e rende qe ndodhi ne Itali ne sy te djalit te tyre 17 vjeçar.
Ajo u godit tre herë me thikën e kuzhinës nga 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër që pati një fund tragjik.
Madje thuhet se 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe me pare, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici.
KOHA JONË SONDAZH

