”E vrau dhe e hodhi në përrua”, policia identifikon autorin e ngjarjes në Memaliaj

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të Memaliajt, ku një 72-vjeçar është gjetur i vrarë. Sipas policisë, ai është vrarë me mjete prerës, thikë, ose sëpatë, dhe më pas është hedhur në përrua për të krijuar idenë e një ngjarjeje aksidentale. Tashmë policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë autorin e vrasje, por nuk e bën të ditur identitetin për arsye ruajtjen e sekretit hetimor për arrestimin e tij.

“Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij. Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori. Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Ngjarja u vlerësua maksimalisht nga ana e Policisë dhe u punua me profesionalizëm, angazhim i cili çoi në zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha veprimet në terren janë drejtuar dhe ndjekur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, së bashku me 2 zëvendësdrejtorët e DVP Gjirokastër, Shefin e Seksionit të Krimeve të Rënda, Shefin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefin e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe me drejtues të tjerë të DVP Gjirokastër”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?