E vrau në derën e Gjykatës/Muça: Këmbanë alarmi, në Shqipëri gruaja shikohet si pronë
Vrasja e Liljanës nga bashkëshorti në derën e Gjykatës së Elbasanit, ku kishte shkuar për divorc, është një këmbanë alarmi. Pedagogia Arjana Muça, thotë se krimi duhet të jetë ”shkund” institucionet shtetërore, pasi ngjarja mund të ndikojë te shumë gra dhe vajza që përballen me një situatë të tillë.
“Është krimi i radhës, ajo që është për të ardhur keq është se edhe pse ligji funksionon kemi përsëri krime të tilla dhe pikërisht përpara institucioneve të drejtësisë. Dhuna në vetvete ndaj bashkëshortëve, humbet ajo që ne i quajmë të drejtat e njeriut. Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për të zgjuar të gjithë institucionet shtetërore, për të kuptuar më së miri se ky model sjellje që bëhet pa problem do të reklamohet tek një familje tjetër. Për një vajzë apo të një nënë që ka dashur ta bëjë publike, dhunën që i ushtrohet por tashmë nuk e bën më. Dhuna nuk është vetëm fizike por edhe në aspekte të tjera, dhe një grua e ka shumë të vështirë ta shfaq atë që përjeton. Ende në Shqipëri, bashkëshortja shikohet në formën e një prone, nuk mund të ndahesh, pra nuk mund të bësh asnjë miratim pa pyetur bashkëshortin”,-tha jo në ”Ora News”.
Muça thekson, se një nga faktorët që rriti agresivitetin në shoqërinë tonë ishte dhe pandemia e Covid-19. Ajo thotë se gjatë kësaj periudhe u rrit dhe dhuna në familje, duke qenë se ra niveli ekonomik dhe papunësia. Ajo shprehet se pandemia ka ndikuar edhe tek fëmijët, pasi sipas saj ata ndryshuan dhe mënyrën e sjelljes gjatë kohës që ishim në izolim.