E vrau pastori me një plumb në qafë, shkodrani nuk ishte objektivi

Pak ditë më parë në Itali u vra 22-vjeçari Andrea Ndoja me një plumb në qafë nga pastori 44-vjeçar, Giulio Sale.

Në policia, pastori ka thënë se ka vepruar për mbrojtje dhe pistoleta, arma e krimit nuk ishte e tij.

Mediat italiane raportojnë se arma është verifikuar si një pistoletë e kalibrit 7,65 që u gjet në vendin e krimit. Hetuesit janë ende konfuzë për ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes pistave që po hetohen nga policia përfshhet edhe hetimi për mundësinë e një vrasjeje të gabuar, pasi ka dyshime që viktima nuk ka qenë objektivi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hetuesit po hetojnë edhe lidhur me vendin e punës së italianit, në të cilin kishte punuar më parë një shqiptar, mik i Andreas së vrarë. Po sikur Andrea të mos ishte objektivi?’- dyshojnë hetuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?