”E vrau sedra nga zjarri”
55-vjeçarja Dallëndyshe Blliku dhe bashkëshorti i saj Bujari, po pastronin tokën e tyre nga mbeturinat, duke përdorur zjarrin në parcelë, duke mos menduar se flakët do përhapeshin përtej sipërfaqes së tokës së tyre, që ra në zonën e njohur si Shkalla e Garunjasit.
Një ditë pas rënies së zjarrit në zonë, polica kontaktoi me kryefamiljarin Bujar Blliku, përmes të cilit kërkonte një deklaratë nga bashkëshortja e tij mbi rrethanat e rënies së zjarrit. Pikërisht këtë Bujar Blliku ia ka komunikuar bashkëshortes. Në momentin që ai del të presë patrullën e policisë kthehet dhe shikon bashkëshorten në gjendje të rënduar.
Pas disa minutash ka rrëfyer se kishte pirë fostoksinë, pikërisht nga sedra që ajo duhet të jepte një deklaratë në polici për atë që ajo as mendonte se ishte krim. Edhe pse policia bëri të mundur dërgimin në spital dallëndyshja nuk ka jetuar. Të afërmeit dhe bashkëfshataret e saj shprehet të prekur për këtë ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

