“E vrava se përgojonte motrën time time shtatzënë”

Ky i fundit pohohet të ketë qenë bashkëpunëtor në krim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se adoleshenti Buçi e ka kryer vrasjen në orët e para të mëngjesit të së dielës, për të vënë në vend nderin e motrës së tij. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se Kala i përgojonte motrën duke thënë se kishte pasur marrëdhënie intime me të dhe se fëmija që ajo priste ishte i tij. “Nuk mund ta duroja më Shkëlzenin. Vendosa që ta vrisja.

E qëllova për vdekje teksa ishte në gjumë dhe kallashnikovin me të cilin e vrava e lashë sipër krevatit ku po flinte”, – ka thënë 17-vjeçari. Ndërkohë, blutë pohuan se në këtë ngjarje është përfshirë dhe punëdhënësi i viktimës, Elton Hoxha. Mësohet se 27-vjeçarit i janë gjetur në banesë 2 armë kallashnikovë, njëra prej të cilave dyshohet se është përdorur në krim nga 17-vjeçari Buçi. Arma e lënë nga ekzekutori mbi krevatin ku u vra Shkëlzen Kala, dyshohet të jetë hequr prej andej nga Hoxha. Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të zbardhë dëshminë e plotë të dhënë në Polici nga i akuzuari për vrasje, Betim Buçi.

SHKARKO APP