E zuri traktori poshtë, kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Greqi
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Greqi, ku një i ri shqiptar humbi jetën tragjikisht.
Mediat greke raportuan se 20-vjeçari shqiptar vdiq pasi traktori me të cilin po shkonte për të punuar në një ullishte u përmbys në rrethana të paqarta.
Ngjarja tragjike u regjistrua mesditën e kësaj e djeshme në Meglatano, Atlanti.
Së fundmi mësohet se 20-vjeçari është Driols Mema, nga Lezha, i cili kishte zgjedhur të punonte në emigrim për një jetë më të mirë.
Kujtojmë se pronari i ofroi ndihmën e parë shqiptarit, por për fat të keq ai nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ai lajmëroi autoritetet greke, por kur ato mbërritën ai kishte ndërruar jetë.