ECDC: Sezoni festiv do të rrisë rastet me Covid-19

Varianti “Delta” i Covid-19 vazhdon të jetë dominant në të gjithë Europën dhe shumica e vendeve po përjetojnë një valë të re me numër të lartë rastesh dhe vdekjesh.

Qendra Evropiane e BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se nëse nuk zbatohen masa të tjera përveç administrimit të vaksinave, situata do të përkeqësohet akoma më shimë.

“Sezoni festiv i fundvitit është i lidhur tradicionalisht me aktivitete të tilla si tubime shoqërore, blerje dhe udhëtime,” raporton Qendra Evropiane e BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duke shtuar se një sjellje e tillë “do të paraqesë rreziqe të konsiderueshme shtesë për transmetimin e intensifikuar të Delta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

ECDC tha se një studim i fundit tregoi se “barra e mundshme e sëmundjes” në të gjithë Bashkimin Europian “do të jetë shumë e lartë në dhjetor dhe janar nëse masat e shëndetit publik nuk zbatohen tani në kombinim me përpjekjet e vazhdueshme për të rritur marrjen e vaksinave në popullatën totale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendet evropiane po raportojnë një numër rekord të infeksioneve dhe spitalet tashmë po ndjejnë presion të shtuar përpara dimrit. Masat tashmë janë duke u vendosur për të ndihmuar në uljen e përhapjes, por më shumë vende tani po konsiderojnë bllokime të plota ose të pjesshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?