ECPMF: Presidenti të mos dekretojë “Antishpifjen”
Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF) ka reaguar sërish për paketën “Antishpifje” të miratuar pasditen e sotme në Kuvend. Përmes rrjetit social twitter, ECPMF thotë se dënon ndryshimet e ligjeve për mediat të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic. Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias i kërkon Presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri” përfundon reagimin ECPMF.
KOHA JONË SONDAZH

