Ecuria e vaksinës, ja në cilën fazë gjendet shkenca
Kur? Kjo është pyetja më e madhe në këtë pandemi të Covid-19 dhe lidhet me vaksinën. Shkencëtarët janë në luftë me kohën për të gjetur një vaksinë. Testet njerëzore për vaksinë kundër coronavirus në Britani, pritet të fillojnë javën e fundit të Prillit, pas ngritjes së një grupi pune nga qeveria për trajtimin e pandemisë.
Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit planifikojnë ta vënë në test vaksinën fillimisht tek vullnetarët në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo mund të vihet në përdorim gjatë stinës së vjeshtës, dhe të paktën një milion doza pritet të përfundojnë në shtator.
Pasi vaksina të jetë e gatshme për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, me siguri do t’i jepej atij grupi të cilët ekspertët e shëndetit publik e quajnë “popullatë kryesore”, pra stafit të shëndetësisë, grupeve më vulnerabël dhe kontakteve me pacientëve të prekur, përpara se të zhvillohet programi mbarëkombëtar i vaksinimit. Më 14 prill u raportua se GSK dhe Sanofi gjithashtu janë bashkuar për të zhvilluar një vaksinë kundër coronavirus, dhe planifikojnë të kenë një të gatshme për testim deri në fund të vitit 2020.