Ecuria javore e tregut valutor/ Euro mbetet në vlera të qëndrueshme, luhaten Dollari dhe Paundi
Monedha e Eurozonës nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme gjatë kësaj jave. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, Euro e mbyll javën në kuotën e 122.2 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar rënie të vlerës së tij duke arritur në nivelin e 108.46 lekëve.

Paundi Britanik ka pësuar ndryshime konstante gjatë javës duke arritur kuotën e 137.92 lekëve në mbyllje të periudhës 2-7 qershor.

Ndërsa Franga Zvicerane nuk ka patur lëvizje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe dhe vazhdon të këmbehet me 109 lekë.
SCAN
KOHA JONË SONDAZH

