Edhe 49 QV për numërim, ja pse Rama është më i votuar në Vlorë dhe pse ka më shumë vota në Durrës
Edhe pse kanë mbetur edhe 49 Qendra Votimi për tu numëruar në Durrës, kryeministri Edi Rama është deri tani më i votuari në listën e PS-së duke marrë 13040 vota.
Madje në Durrës, Rama deri tani ka më shumë vota se çka marrë në qarkun e Vlorës, ku ka 11412 vota.
Megjithatë duhet të kujtojmë se Durrësi ka një numër më të lartë popullsie në raport me Vlorën, për këtë arsye prodhon 14 mandate deputetësh dhe Vlora 12.
Për këtë arsye pavarësisht se në Durrës ka numër më të lartë të votave, në Vlorë është më i votuar.
Rama ka 18.06% të votave të PS në Durrës dhe 19.33% në Vlorë.
Pavarësisht votave, Rama duket se do të jetë deputet në Vlorë edhe për katërvjeçarin e ardhshëm.
“Dua të them që Edi Rama do të jetë deputeti i Vlorës dhe kjo na bën të lumtur. Qytetarët e Vlorës treguan se respektuan Edi Ramën. Zhvillimi vjen me qeverinë Rama dhe mbështetja do të jetë edhe më e madhe nëse këto punë vazhdojnë” deklaroi Gjiknuri dy ditë më parë.