Edhe 5 të shëruar/ Si është gjendja e të shtruarve në Infektiv, sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ka shënuar ulje numri i personave të shtruar me koronavirus që po trajtohen në Spitalin Infektiv.

Sipas ministrise se Shëndetesisë, aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve”- njoftoi sot ministria, duke apeluar qytetaret per shume kujdes, ne kete faze te hapjes e madhe dhe heqjes se kufizimeve ne gjithe vendin.

Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, beri apel sot ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (1 qershor 2020)
Testime totale 16277
Testime molekulare 14825
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1143
Raste të shëruara 877
Raste Aktive 233
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

SHKARKO APP