Edhe 7 të shëruar/Si është gjendja e të shtruarve në Infektiv, 5 në terapi intensive, prej tyre…
Nga numri total i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, vetëm 8 % janë duke u trajtuar në spital, ndërkohë që pjesa tjetër është nën kujdesin e mjekëve të familjes.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.
Ndërkohë që numri i të prekurve vijon të rritet, ka edhe lajme të mira, pasi sipas të dhënave të fundit të MSH, “në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve”.
COVID-19 – Statistika (3 qershor 2020)
Testime totale 16817
Testime molekulare 15365
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1184
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 253
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)