Edhe avokatët e Vlorës bojkot: Harta e re fut në kolaps sistemin e drejtësisë
Bojkotit të seancave gjyqësore i është bashkuar edhe dhoma vendore e avokatisë në Vlorë.
Avokatët kanë kundërshtuar hartën e re gjyqësore që sipas tyre fut edhe më tej në kolaps sistemin e drejtësisë.
Kreu i dhomën së avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj ka theksuar se harta e re gjyqësore krijon probleme ndërsa është nisur sot me bojkot katër ditor ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë ç’ka fut në kolaps shtetin.
Gjate kësaj të marte janë pezulluar 60 seanca në gjykatën e Faktit, 40 apeli, 24 gjykata administrative Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

