Edhe deputetja Albana Vokshi del kundër Lulzim Bashës
Pas njoftimit zyrtar të PD shkruar nga Lulzim Basha që shkarkoi nga detyrat partiake Flamur Nokën, bile e ka paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar i PD, ka patur reagime të shumta në PD dhe në bazën demokrate.
Përveç reagimit te Jozefina Topallit, ku thotë se baza demokrate do ti heq së shpejti vulën e PD-së, Lul Vulës në mbremje vonë ka reaguar edhe deputetja Albana Vokshi.
Ajo shkruan:
“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi.
Edhe deputetja Albana Vokshi del kundër vendimeve dhe veprimeve të Lulzim Bashës.
Deputetja Vokshi është një ndër deputetet me integritet në selinë blu.
Me sa duket do kemi listë të gjatë përjashtimesh nga Basha.
KOHA JONË SONDAZH

