Edhe dy deputetë të tjerë dorëzojnë mandatet? Çfarë po përflitet në selinë blu

Grida Duma dhe Alfred Rushaj janë figurat politike që këtë javë dorëzuan mandatet si deputet të PD-së. Ndaj edhe në karriget bosh të dy ligjvënësve demokrat i takon të ulen kolegët pasues të listës, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj. Por mesa duket vala e dorëheqjeve në selinë blu do të vijojë, kjo edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Figura të rëndësishme të PD-së, po mendojnë për një karrierë të re si kryebashkiak, si rasti i deputetit Belind Këlliçi që është përfshirë në garën e Primareve për të qenë rivali i Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, edhe pse është në garë të fortë me mjekun Ilir Alimehmeti.

Nga ana tjetër, edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është propozuar nga baza për të qene kandidat për betejën e Elbasanit. Deputetët që vendosin të marrin pjesë në primaret dhe rezultojnë fitues, duhet të heqin dorë nga mandati i ligjvënësit për ëndrrën e pushtetarit vendor.

SHKARKO APP