Edhe dy javë të tjera pezullohen të gjitha gjyqet

Duke marrë shkas nga situata e Covid-19 në Shqipëri por edhe si pandemi, autoritetet në vend vijojnë që të marrin ende masa shtesë. Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë vendosur të pezullojnë dhe me dy javë të tjera të gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm, përfshirë dhe proceset gjyqësore.

Mësohet se vendimi pritet të merret në datën 26 mars 2020, periudhë kjo, kur përfundon edhe afati i urdhrit të parë të nxjerrë në 10 mars 2020 nga Keshilli i Lartë Gjyqësor që pezullonte për dy javë të gjitha proceset gjyqësore në vend.

Nga ana tjetër, pritet që KLGJ të shtyjë dhe me dy javë të tjera periudhën e pezullimit të proceseve gjyqësore dhe për këtë gjë do të njoftohen të gjitha gjykatat në ditët në vijim. E njëjta situatë do të ndodhë edhe për prokuroritë e vendit, të cilat në mënyrë të njëtrajtshme me gjykatat do të vijojnë të jenë të pezulluara për një periudhë dy javore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?