Edhe e diela me shi, dëborë në zonat malore

Edhe këtë të dielë vendi ynë në orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje, ku shirat do të jenë të fokusuara në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore.

Sipas Meteoalb, reshje dëbore do të ketë në zonat e thella malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës përmirëson lehte kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesdite duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

SHKARKO APP