Edhe farmacitë mbyllur, qytetarët të shqetësuar për rastet e urgjencave shëndetësore
Së bashku me bizneset që nuk u lejuan të kryejnë aktivitetin, ishin edhe farmacitë. Por për këtë vendim nuk qytetarët ishin të ndarë në dy grupe, ata që vlerësojnë masën dhe atë që shqetësohen për urgjencat shendetësore.
Në 60 orët e shtetrrethimit të gjitha bizneset janë të mbyllura, përfshirë edhe farmacitë.
Për këtë vendim qytetarët shprehen se nuk është i drejtë, pasi problemet shëndetësore mund të shfaqen në çdo orë të ditës.
Te gjitha farmacitë i janë bindur urdhrit, ndërsa qytetarët janë endur këtë shtunë nga një farmaci në tjetrën për të gjetur mjekimin me recetën që spitali u kishte rekomanduar.
Ka pasur edhe raste të urgjencave mjekësore
“Gabim kanë bërë shumë, ne kemi nevojë.”
“E kam pasur vajzën e djalit gjithë natën në spital. Dola mbrëmë roje të spitali, të gjitha ishin të mbyllura.”
Qytetarët sugjerojnë lejimin e këtij aktiviteti në një numër të caktuar.
“Duhet të kishte një orar.”
Ka edhe nga ata që mendojnë se mjekimet duhet ti ketë rezervë secili në shtëpi për çdo rast emergjence.
“I kanë marrë masat, kush i ka lënë le të vuajë një çikë.”
“I kanë marrë parasysh se nuk janë budallenj.”
Aktivitetet dhe qarkullimi do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë në orën 05:00, duke ruajtur të njëjtin orar si java që lamë pas, nga ora 05:00 deri në orën 17:30.
Të gjitha vendet e BE që kanë rregulla strikte izolimi kanë lejuar hapjen e farmacive që hyjnë te grupi i bizneseve të lidhura ngushtë me këtë pandemi, ndërsa Shqipëria bëhet një nga vendet e vetme që edhe në këtë izolim 60 orësh e mbylli edhe këtë shërbim.
/Ora News