Edhe Gjergj Luca si shoku Enver, “patatja është bukë edhe gjellë”, por edhe një bashkëpunim me japonezët

Për Lucën nuk ka ditë pushimi, nga tunelet në Fish City, në takim me ministren Denaj dhe takim me nënën e Julit në Stëblevë. Sepse e di Gjergj Luca se “hekuri rrihet sa është i nxehtë për t’i dhënë formë” dhe ashtu ka bërë.

Pa u pushuar jehona e prezantimit që ai i bëri projektit japonez në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për të mbjellë një varietet të veçantë të patates, në Kukës, Korçë dhe Dibër, ai ka mbërritur në Stëblevë, në një nga fshatrat me traditë në kultivimin e patates, dhe pikërisht në atë zonë ku toka është ideale për pataten japoneze.

“Jo vetëm shoku Enver Hoxha e vlerësonte pataten por edhe shoku Gjergj Luca, madje edhe shokët tanë japonezë e vlerësojnë pataten shqiptare. Ja ku jemi me nënën e Julit në Stëblevë, shtëpia e patateve shqiptare plot shije që do çajnë shumë shpejt eksportin!” shkruan Luca në rrjetet sociale.

Siç edhe e përcollëm, dje, Gjergj Luca i shoqëruar nga ish-ambasadori, Takada Mitsuyuki dhe një sipërmarrës japonez, u pritën nga Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku ju prezantua një projekt ambicioz për prodhimin e një varieteti të veçantë të patates. Ministrja mirëpriti me interes projekti japonez, i cili vjen për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të zonave, për të cilët pala japoneze shfaqi interes për shkak të strukturës së favorshme të tokës për këtë kulturë, në tre zona të vendit, Korçë, Dibër e Kukës.

Me gjasë puna ka filluar!

Albert Vataj

 

 

 

 

 

SHKARKO APP