Edhe Gjykata e Lartë lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

SHKARKO APP