Edhe ish-kryeministri Berisha hedh poshtë raportin e OSBE

 

Raporti jo zyrtar i OSBE-së që u publikua prej dy ditësh ka sjellë jo pak reagim në vend. Veç zhurmës mediatike ndonjë politikan ka pranuar të komentojë dokumentin konfidencial të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar i pari. Siç duket për faktin se në dokumente përmendet familjarisht. Veç mohimit të pretendimeve ai ka shkuar

dhe më tej duke i kërkuar këtij institucioni ndërkombëtarë që të verifikojë në prokurorisë se çfarë është bërë më akuzat ndaj tij. “Për OSBE dhe cilindo që i intereson e vërteta shtoj se të gjitha këto shpifje dhe trillime janë hetuar imtësisht nga prokuroria e drejtuar nga Ina Rama dhe janë gjetur të pavërteta, shpifje dhe trillime!”,- shprehet Berisha në një postim në Facebook.

Nga ana tjetër, ashtu siç dhe pretendon OSBE, Berisha shprehet se akuzat janë bërë nga media opozitare gjatë kohës që ai ishte në pushtet. “Mediat kanë botuar një raport te OSBE, në të cilin përflitet dhe emri im. Lidhur me këtë raport theksoj me përgjegjësi të plotë se, ashtu siç pohon dhe vetë raporti, kemi të bëjmë thjesht me një riciklim të një trillimi të turpshëm e qesharak te ish gazetarëve të Koço Kokëdhimës dhe të ndonjë tjetri, ndaj të cilëve janë ndërmarrë dhe janë në vazhdim përgjigjet e duhura ligjore për shpifjet dhe trillimet e tyre të ulëta, të verifikuara si të tilla tashmë nga organet kompetente”,- shprehet Berisha.

Emrat e tjerë të përmendur në raport janë mjaftuar me përgjigjen që dha vetë prezenca e OSBE në Tiranë. Në fakt është normale. Nuk mund të komentohen thashethemet, përderisa vet ambasadori Florian Rauning tha se nuk mbanin përgjegjësi për vërtetësinë e akuzave.

Ish-kryeministri është i pari politikan i lartë që hodhi poshtë akuzat e OSBE, ku akuzohej edhe kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta.

SHKARKO APP