Edhe kjo thuhet:” Nuk e godita unë Florin, është vetëplagosur”!

 

Edhe ta rrahesh edhe te thuash se e goditi vetë ballin e tij me kavanoz qelqi kjo nuk eshte degjuar.

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së Ernes Dukës (Stine), dhënë përpara zyrtarëve të policisë në komisariatin nr 1, pas vetëdorëzimit të këtij të fundit. Stine mësohet të ketë mohuar se ka goditur Flori Mumajesin.

News 24 ka zbardhur disa të dhëna për variantin që ka Stine në lidhje me incidentin e djeshëm. Mësohet se Stine u ka thënë hetuesëve se Flori Mumajesi është vetëplagosur dhe se nuk ka qenë ai që e ka goditur këtë të fundit.

Ernest Duka, ose i njohur si Stine do të lihet i lirë pas përfundimit të marrjes në pyetje.

Ardit Gjebrea: Stine goditi Florin me gotën që ai mbante në dorë

Prezantuesit i programit “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea, ka komentuar incidentin e djeshëm mes këngëtarëve Flori Mumajesi dhe Stine. Gjebrea ka sqaruar live në program se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht mes dy këngëtarëve.

“Teksa Flori po shkonte për të marrë makinën e tij, pati një zënkë me Stinen, ku Stine në gjaknxetësi e sipër, me gotën që kishte Flori në dorë, i bie dhe e çan”.

Shkaku i sherrit mes palëve

Edhe pse ende nuk ka një konfirmimi zyrtar nga ana e policisë, shkaku i konfliktit mendohet të ketë qenë fakti se Flori Mumajesi ka vlerësuar me 2 pikë Stinen, ndërsa ky i fundit me 26 pikë (nga 30 pikë që ishin maksimalet).

Sipas revistës anabel, mësohet se Flori i ka thënë Stines:  “Të kam dhënë dy pikë jo prej këngës por sepse ti s’di të këndosh”.

 

 

SHKARKO APP