Edhe Lezha nuk i bindet karantinës, qytetarët dalin për shëtitje dhe blerje

Në qytetin e Lezhës ditën e sotme është parë një prani më e madhe e qytetarëve në rrugë, duke injoruar kështu masat mbrojtëse për koronavirusin, raporton gazetari i Ora News, Elvis Hila.

Moti me diell ka bërë që shumë lezhjanë të dalin për shëtitje dhe një pjesë për të bërë blerjet e nevojshme.

Bizneset vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa Inspektoriati i Shtetëror Shëndetësor ka kryer kontrolle në qytet, duke aplikuar edhe gjoba në disa biznese në zonat rurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje me megafon qytetarëve të Lezhës që të rrinë brenda në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ka një numër të konsiderueshëm personash që janë kthyer nga vendet e prekura me COVID-19.

Numri i tyre është 450, referuar të dhënave të policisë, e cila po i mban nën monitorim këta persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?