Edhe logoja e fushatës anti-covid del e kopjuar. Arben Rrozhani: Edi Rama, hajdut edhe në 3D
Nga Arben Rozhani –
Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as projekte 3D. I bie për shkurt, duke i vjedhur, kopjuar dhe shtrembëruar. Skandali me projektin 3D të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, që është një kopje identike e hekurudhës së Dohas, kryeqytetit të Katarit, nuk është as i pari dhe as i fundit.
Porjekti 3D i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, kopjuar nga hekurudha e Dohas
Në çdo projekt të prezantuar nga Rama ka vjedhje, mashtrim dhe keqklonim.
Videoja e publikuar nga Rama për hekurudhën është kopjim i imazhit të projektit hekurudhor në Gadishullin Arabik. Ajo që shitet si punë disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është një projekt i firmës së njohur ndërkombëtare “Mersen”, një kompani energjitike e cila ka fituar një seri projektesh hekurudhore në Gadishullin Arabik.
Kopjimi i hekurudhës
Në 31 tetor 2018, Rama publikoi disa pamje 3D të një projekti, duke shkruar: “Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”. Por projekti i marrë ishte ideuar më herët nga një studio holandeze për aeroportin e Kutaisit në Gjeorgji.
Projekti 3D i aeroportit të Kukësit, kopjuar nga projekti holandez në Gjeorgji
Dy muaj më parë kur Rama njoftoi nisjen e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri dhe u prezantua edhe fushata e re nën logon “Shqipëria buzëqesh”, simboli ishte një lule e verdhë brenda së cilës ishte vendosur edhe një nusepashkë. Logo ishte kopjuar nga një fushatë e ngjashme që po bën Italia në kuadër të vaksinimit. Ndërsa Rama ka zgjedhur ngjyrën e verdhë të lules, arkitekti Franco Boeri, që dizenjon kulla në Tiranë, për Italinë propozoi ngjyrën vjollcë.
Kopjimi i logos së fushatës anti-Covid në Itali
Projekti i Boerit u publikua në faqen zyrtare në internet të arkitektit dhe në youtube, ku thuhet ndër të tjera se ai e ka bërë falas për autoritetet shëndetësore italiane. Ndërsa Rama e klonoi dhe kushedi sa ka paguar për një logo të vjedhur.