Edhe lulet ”preken” nga pandemia e Covid-19

Si gjithë bizneset e tjera dhe ai i luleve duket se ka marrë një goditje serioze nga pandemia e Covid-19. Tregtuesit e tyre thonë se biznesi ka pësuar humbje të ndjeshme të të ardhurave, duke shënuar një ulje me 50-70 për qind më pak fitim se e njëjta periudhe e një viti më parë.

Dasmat janë aktivitetet kryesore që po i ndihmojë këto biznese, por kufizimi i tyre ka sjellë ndikim negativ edhe te këto biznese pasi kush bën një ceremoni dasme zbukuron me lule vetëm makinën e çiftit.

Dyqanet e luleve më së shumti po funksionojnë me buqetat dhuratë kryesisht për ditëlindje, ndërsa porositë më të veçanta mbeten ato të buqetave me 100 apo më shumë trëndafila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyqanet e luleve qëndruan rreth 2 muaj të mbyllura, çka i shkaktoi dhe këtij biznesi dëm ekonomik ku përveç xhiros dhe fitimit të munguar, bimët ekzistuese që ndodheshin në dyqane u dëmtuan pjesërisht ose u thanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?