Edhe me hap derën e shtëpisë duhet takt

Nga: Astrit Patozi

Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe ky është lajm i mirë. Ndonjë përjashtim i vogël thjesht e përforcon më shumë rregullin.

Natyrisht, do të gjenden gjithmonë arsye të veçanta patriotike dhe do të bëhen bilancet e përhershme se kush do të përfitojë politikisht prej kësaj, por jemi mësuar tashmë me këtë histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ndodh pas çdo ngjarjeje, që nga zjarret e kullotave tona, e deri tek ngrohja globale, ndaj dhe nuk ka pse të mos përsëritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë.

Edhe pse nuk është përgjegjësia e tij direkte hapja apo mbyllja e dyerve të Shqipërisë, qëndrimi i tij është i rëndësishëm.

Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka “çelësat” e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me “plaçkat e trupit”.

Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?