Edhe në Angli ka korrupsion, shqiptarët japin 5 mijë paund për raporte false që të bllokojnë dëbimin
Më shumë se problemet e shtetit, media britanike “Daily Mail“, është bërë si portalet në Shqipëri, i është “qepur” shqiptarëve që vijnë në Angli. Së fundmi, në një artikull thuhet se “bandat” shqiptare krijojnë lidhje me firma ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false.
“Psikoterapistët dhe psikologët me kualifikime të dobëta, paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të lodhur nga ana psikologjike, ndaj nuk janë në gjendje që të japin intervista. Zyrtarët po punojnë për të luftuar firmat, madje edhe për t’i mbyllur ato.
Ka tendencë të jenë firma shumë më të vogla të përfaqësuesve ligjorë dhe këshilltarëve të emigracionit që janë të përfshirë në një lloj lidhjeje kriminale. Ajo që ne përcaktuam ishte se shqiptarët e përfshirë po paguanin ato firma ligjore që më pas paguanin për disa mjekë për të prodhuar atë raport. Ka disa firma ligjore që ne ndihmuam t’i hetojnë dhe t’i mbyllin”, shkruan Daily Mail.