“Edhe ne duam të vaksinohemi!” Kërkesa e farmacistëve
Farmacistët kërkojnë të përfshihen në grupet prioritare për tu vaksinuar kundër Covid19.
Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, thotë se kjo kategori është pjesë e bluzave të bardha dhe e rrezikuar nga kontakti i vazhdueshëm me pacientët.
Diana Toma: “Cili është kontingjenti që vete pranë farmacive dhe kërkon kujdes shëndetësor? Eshtë ose pacienti ose i afërti i pacientit që është një risk i shtuar”
Toma shpjegon se edhe mes farmacistëve do të ketë një renditje mes atyre që janë në vijën e parë të këtij shërbimi.
Diana Toma: ”Të parët duhet të jenë farmacistët të cilët janë në vijën e parë në shërbim ata farmacistët që rëndomtë i gjeni mbrapa banakut të farmacisë dhe në rast të dytë ne klasifikojmë farmacistët që janë në prapavijë”
Sekretari i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve thotë se janë jo më shumë se 2500 farmacistë për të cilët do të duhen 5000 doza.
Defrim Goma: “Numri i farmacistëve që punojnë në rrjetin e hapur dhe në farmaci spitalore nuk i kalojnë 2500 persona në këtë kategori që në pretendojmë që të futet në grupin e profesionistëve me risk për kryerjen e vaksinës që nuk duhen më shumë se 5000 doza.
Në 11 muaj pandemi numri i farmacistëve të prekur me Covid ka qenë i konsiderueshëm dhe fatkeqësisht edhe humbjet e jetëve mes tyre, megjithëse statistikat zyrtare mungojnë.
Urdhri gjithashtu denoncon edhe faktin se nuk kanë marr asnjë ndihmë nga qeveria sa i përket pajisjeve mbrojtëse nga Covid.