Edhe nesër mos dilni pa çadër nga shtëpia
Edhe gjatë ditës së nesërme, territori Shqiptar do të përfshihet serish nga reshjet në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb, deri në mesditë i gjithë vendi do të jetë me reshje shiu dhe reshje dëbore në zonat malore.
Por orët e pasdites dhe në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -2°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 5 ballë.