Edhe një fëmijë 12 vjeç mes të shoqëruarve. E ëma shkon në komisariat: Më lironi djalin
Rreth orës 20:00 te mbremjes, forca speciale, efektivë të FNSH-së dhe “Shqiponja” vërshuan nëpër rrugët e Tiranes për të kryer arrestime të shumta pas kaosit te krijuar per disa ore. Protestues goditën me gurë godinat e institucioneve si dhe i vunë flakën kazanëve apo thyen xhama. Pati dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Edhe në zonën e “21 dhjetorit” ku u ishin vendosur disa kazanëve flaka, policia zbriti dhe kreu shoqërime
Në këtë moment është marrë me forcë dhe është futur në makinë edhe gazetari i Ora News, Xhoi Malësia i cili po transmetonte live gjithcka cfarë ndodhte.
Por brenda në komisariatin nr 2 është shoqëruar edhe një fëmijë vetëm 12 vjeç.
Vetë e ëma e Denis Vatocit ndodhet para dyerve të komisariatit dhe dëshmoi për Ora News.
“E mora në telefon për ti thënë të vinte në shtëpi kur më doli polici e më tha se ishte në komisariat. Ai tha se ka thyer xhama. Një fëmijë nuk ma do mendja që ka bërë atë punë. Deri në orën 17:00 ka qenë në shtëpi dhe më pas më tha se do dilte”
Policia bëri gabim si mund të arrestonte një fëmijë 12 vjeç”