Edhe njëherë për lëvizjen e studenteve

Nga: Edvin Parruca

Gjithnjë e me shpesh po degjoj qe protesta e studenteve ‘kaq e pati’ dhe se ata ‘nuk dolen dot pertej interesave te tyre te ngushta’. Po e thone edhe mendimtare qe i respektoj fort.

Kam pershtypjen se te menduarit keshtu eshte nje gabim dhe moskuptim i madh, qe ndoshta ndikohet prej qendrimit shume gjate ne skema arsyetimi te ngushte te politikes se deritanishme shqiptare, ku lufta ka qene gjithnje e stilit ‘iken Lena, vjen Prena’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po, levizja e studenteve vendosi te qendroje vetem ne kerkesat qe kane te bejne me universitetin publik.
Po cfare shoqerie eshte ajo qe e quan ceshtjen e universitetit publik nje ceshtje ‘interesash vetjake te studenteve’?

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta kunder Ligjit per Arsimin e Larte eshte lufte kunder nje fenomeni thelbesor te politikes ne kete vend, ku pushteti politik nuk perdoret per te mireadministruar publiken, por per te kenaqur interesat private te rrethit te atij qe qeveris.

Rrezimi i nje kabineti eshte ndeshkim per nje qeverisje te papergjegjshme dhe mire se te vije. Por nuk eshte ne vetvete goditje e menyres se si funksionon nje klase politike e papergjegjshme. Nje proteste qe con ne anulimin e ligjit ne fjale, eshte.

A e dini qe kurre me pare nuk jane mbledhur ne fakultetet tona asamblete e pedagogeve? Po mblidhen tani, nje e nga nje, ne nje perkrahje te pashembullt ndaj ceshtjes qe ngrene studentet.

Kjo qe po ndodh ne universetet tona sot eshte nje gje e paimagjinueshme deri dje.
Kjo nuk eshte nje proteste, eshte nje levizje; eshte nje levizje politike dhe eshte nje menyre e re e te berit politike.
Kjo levizje nuk ka mbaruar as nuk ka deshtuar ende.

Kjo levizje mund edhe te deshtoje, por ai do te jete deshtimi i te gjithe neve si shoqeri qe nuk kuptuam dhe nuk pranuam te ndryshojme skemat tona te mendimit.
Prandaj gjithe vemendja duhet te shkoje te levizja e studenteve dhe pedagogeve te tyre, jo te #PSPDLSI, media mainstream nuk mund ta beje kete, por rrjeti duhet ta beje.

Dhe ne fund dy fjale per studentet qe duan te rinise mesimi: ju kuptoj, por ju keni hall ‘te mbaroni pune’, dmth te merrni diplomen ne nje kohe sa me te shpejte. Edhe neser, kur te jeni neper punera, ju prape do te keni hall te mbaroni pune. Prandaj, perballe interesit publik, ju nuk keni shume peshe sot, ata qe po rezistojne ne mbrojtje te nje shoqerie me te mire dhe te nje dinjiteti qytetar e njerezor kane me shume vlere sot nga pikepamja e interesit publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?